Gjakova nikoqire e Kampionatit ballkanik të volejbollit
Gjakova për pesë ditë rresht do të jetë nikoqire e vashave volejbolliste nga shtetet ballkanike. Në fakt , Federata e Volejbollit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Volejbollit Vëllaznimi dhe Komunën e Gjakovës (Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport) për herë të parë në Gjakovë organizon Kampionatin Ballkanik në volejboll për Femra U17.
Ekipet përfaqësuese që do të marrin pjesë në këtë kampionat janë: Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 18-22 Korrik. Organizatori ka ftuar adhuruesit e volejbollit të ndjekin takimet e këtij kampionati. Në ditën e parë, me 18 Korrik prej orës 16 takohen përfaqësuesja e Turqisë dhe e Malit të Zi, pastaj prej orës 18.00 Shqipëria dhe Maqedonia kurse prej orës 20.00 luajnë vashat volejbolliste të Kosovës me ato të Bosnje Hercegovinës.