Friday, December 27, 2024
Lajme

Eliminohet defekti, shpejtë  rikthehet furnizimi me ujë të pijes

Ekipi profesional i KRU Gjakova  pas një pune të mundimshme gati 12 orëshe pandërprerë, ka arritur që të enjten në mëngjes ta eliminoi defektin e shkaktuar nga pëlcitja e gypit  kryesor të furnizimit me ujë.

“Pas angazhimeve maksimale të stafit të KRU Gjakova, arritëm në përfundim të sanimit të defektit i cili ishte shumë i mundimshëm. Brenda 1 ore fillon lëshimi i ujit dhe pastaj me mbushjen e rezervarit në Qerim do të fillon edhe furnizimi i qytetarëve. I falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim” thuhet në njoftimin zyrtar të KRU Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *