Friday, August 30, 2024
Gjakova Presss

Posteri në Gjakovapress: Shkugëza kjo mrekulli jona!

image description

“ SHKUGËZA”  tashmë është bërë një nga qendrat më të vizituara rekreative në komunën tonë. Nga mëngjesi i hershëm e deri vonë ajo është e populluar nga bashkqytetarët dhe mysafirët . Është një pjesë mjaftë e rëndësishme dhe atraktive e qytetit, që shtrihet në 70 hektarë siperfaqe kryesisht e pyllëzuar. Është atraktive për tu vizituar dhe  për ta shijuar natyrën e  mbushur me pisha dhe pemë, të cilat për çdo vizitorë ofrojnë një mjedis të qetë dhe relaksues, me një peisazh dhe klimë të shkëlqyer.

Në këtë peizazh të mbrojtur natyror synohet të ketë avancime sa i përket aktiviteteve dhe mundësive për qytetar. Shkugëza është bërë atraktive dekadat e fundit me ndërtimin e objekteve hoteljere të cilat ofrojnë ambijent të këndshëm për të gjitha shtresat e popullatës, mirëpo për pushuesit dhe adhruesit e natyrës, ecjes, çiklizmit malor e tjera, ende nuk është investuar ose është bërë shumë pak.  Pas 75 ditësh Shkugëza do të ketë 4 kilometra shtigje për ecje ndërsa komuna ka ndarë 120 mijë euro .

Fotografi artistik  Shkëlzen Rexha në posterin e revistes sjellë një fotografi të mrekullueshme nga Shkugëza,  që,  në të gjitha stinët rrezaton bukuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *