Tuesday, November 5, 2024
Gjakova Presss

Sa është sahati?

Kulla e sahatit në Çarshinë e madhe të Gjakovës kompleton kompleksin me vlera të larta të trashëgimisë kulturore e historike që ka kjo zonë, ndaj edhe ka vizitor të shumtë. Por akrepat e Sahat Kullës ka disa javë që nuk po lëvizin  dhe kjo i bie në sy çdo kalimtari. Sipas zyrtarëve të Institutit për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, defekti është shkaktuar nga ndalja e shpeshtë e energjisë elektrike. Eksperti që bënë mirëmbajtjen e orës, ka vërtetuar që si pasojë e tensionit të lartë  është djegur mekanizmi i orës. Për ta eliminuar defektin thuhet se po presin  të vjen ekipi  nga Prishtina që e ka bërë montimin e orës. Deri atëherë kënaquni me pamjen e kullës, por mos kërkoni të dini sa është sahati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *