Reshjet e shiut shembin rrugën e re në Cermjan
Rruga 5 kilometërshe Cermjan – Rakovinë në komunën e Gjakovës, e cila u inaugurua në dhjetor të vitit 2011, është shembur në një gjatësi prej më shumë se 100 metra, duke shkaktuar kështu rrezik për kalimtarët, por mbi të gjitha duke e rrezikuar edhe disa shtëpi që gjenden pak metra largë saj. Sipas banorëve të lagjes ku gjendet kjo rrugë, shembja e dheut nën asfalt ka ardhur si pasojë e reshjeve të pa ndërprera të shiut.