Friday, December 27, 2024
AktualeLajme

Ku mbet subvencionimi per studentët udhëtarë

Të rinjtë e LDK-së  e kanë kritikuar Komunën e Gjakovës që  nuk ka realizuar premtimin për përkrahjen për ulje të biletës për studentë të Gjakovës, që studiojnë jashtë kësaj komune. Genta Domi, kryetare e FR të LDK-së, ka thënë  se kjo kërkesë është iniciuar më 2010 nga këshilltarët e LDK-së dhe kishte gjetur përkrahje të Komunës. Si raporton Koha Ditore, drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Silvana Haxhikadria ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë vendimi në atë kohë lidhur me këtë premtim, por ka qenë vetëm vullneti i kryetarit të Komunës për të ndihmuar studentët. Por ajo la të kuptohet se kjo kërkesë  për ndihmë studentëve ka dështuar pasi, sipas saj, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me operatorë transportues.