Saturday, December 28, 2024
IntervistaKulturë

Me grupin muzikor “ASHIKET”

ARSHIKET intTinguj muzikor që vijnë natyrshëm, rrjedhshëm dhe ëmbël pa ndonjë cilësi të incizimit studik, por me cilësinë e shpirtit të këngëtarëve dhe instrumentistëve, që dëgjohen në valët e Radio Gjakovës i takojnë grupit më të ri gjakovarë, Ashikët… E zgjodhën këtë emër se të gjithë anëtarët e grupit janë arshik të muzikës së mirëfilltë shqipe. Vitet e moshës ikin por këta interpret të devotshëm të këngës i mbajnë të rinj në shpirt…

Gjakova është e njohur tradicionalisht për këngëtarë e grupe muzikore, për talent të shumtë që kanë pushtuar skenat shqiptare mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Gjakova me shekuj njihet për këngën, për sofrat dhe rendet muzikore dhe brez më brez nga ky qytet dalin këngëtarë e grupe. Nga kjo traditë doli edhe grupi Ashikët..
Tingujt e thekshme të violinës së veteranit të muzikës Xhavit Lota, kitarja në duart e këngëtarit të shquar Mazllom Morina, dy mandolina në të cilat luajnë Shefik Pallaska dhe Misin Bakalli, bashkë me fizarmonikën e Beqir Kupës dhe solistin Zeki Bakija , shoqërojnë qindra e qindra këngë që interpretohen nga anëtaret e grupit. Por, çfarë këngë?! Aso të mirëfillta shqipe që nuk i lënë të harrohen, këngë që të mbushin me nostalgji, emocione e dashuri.
Derisa dikur rendet dhe sofrat, përkatësisht ahengjet bëheshin nëpër oborre nën hardhitë e rrushit apo nëpër odat gjakovare , sot gjërat kanë ndryshuar. Ato bëhen nëpër restauronte, këndojnë bashkë muzikant e mysafir…
Në një ambient të tillë, ishim mysafi të grupit muzikor “Ashikët”
Udhëheqësi i grupit, Shefik Pallaska thotë se nuk ka qenë vështirë të formohet një grup i këtillë sepse këta anëtarë i ka mbledhur kënga popullore, tradita familjare me të cilën po e kalojnë jetën. Pothujase të gjithë vijnë nga familje muzikantësh.
“Kemi një repertorë të gjërë të këngëve tiranëse, këngë shkodrane, korçare e gjakovare që, në saje të vlerave të mëdha që kanë, kurr nuk do ti mbulojë pluhuri i harresës” thotë Pallaska duke përmendur edhe kontributin për grupin muzikor të Ismet Bytyqit, Zeki Grezdës, tw ndjerin prof. Besim Peni dhe Astrit Pallaskës që është “kumbar” i emërtimit të grupit.
Ai e pranon se kompaktësinë e grupit “Arshikët “ e mban entuziazmi për muzikën.
“Do të dëshironim që këto këngë që ne i interpretojmë ti ruajmë të incizuara, për ti lënë në fonotekat tona dhe për të mos i harruar kurrë” thotë Shefiku.
Dhe kënga e grupit Arshikët vazhdon pa ndal. Ndahemi nga kjo mbrëmje me dëshirën që në takimet tona të ardhshme këtë grup muzikor të palodhshëm ta kemi edhe në incizimet e reja për ta falënderuar për kujdesin që po bënë për ti kultivuar visaret e muzikës sonë të çmuar popullore dhe për të kënaqur adhuruesit e muzikës. (gjakovapress.info)

Impresione

GRUPI ” ASHIKËT” DHE  JEHONA E KËNGËS SHKODRANE NË GJAKOVË

Mbrëmjen e 30 Marsit të këtij viti  do ta mbajë në kujtesë shumë gjatë . Në muzgun e asaj dite duke shëtitur qendrës së qytetit , si në vegim kujtoja Bulevardin e dikurshëm  kur të rinjtë dhe të rejat bënin “Korzo” dhe shkëmbenin  vjedhurazi shikimet në mes simpative të ndërsjella .

Papritmas njëri prej shokëve propozoi të shkonim në” Lagjen e Re” në një restaurant  “Qengji i Ujit”, me pretekst  se menyja dhe ushqimi  janë të lira, njëkohësisht mund të prehemi nën tingujt ë muzikës shkodrane .

Më të hyrë brenda në at lokal ,na priti buza gaz pronari ,Syria Shehu , në një atmosferë të ngrohët  të përcjelle me këngë shkodrane nga disqet.

Në tryezën afër nesh kishin zënë vend ,adashët më të njëjtin emër – Zeki,  pastaj  Shefiku, Xhaviti , Misini , Mazllomi,….,të cilët para së të zija vend i përshëndeta ngrohtësisht duke i njohur si personalitete  të kulturës dhe artit muzikor të qytetit.

Nuk pandehja që këta burra fisnikë i mbanin  armët ë fshehura nën skutën ë tryezës ku ishin ulur,në një moment i nxorën ato befasisht dhe i vunë mbi tryezën e tyre. Natyrisht që armët e tyre ishin veglat muzikore :Violinë , Fizarmonikë, Mandolinë dhe një Kitarë. Në vazhdim atmosfera u bë edhe  më  e ngrohtë nga një surprizë  e shfaqjes së aty për atyshme të muzikës së gjallë .

Dëgjoja atë mbrëmje këta veteranë që nuk prajtën së kënduari plot katër orë rresht , këngë të vjetra qytetare , serenada dhe  melodi nder më”Evergreentë shekullit që e lame pas .

Ishte mrekulli  të dëgjosh  timbrin e ëmbël  të zërave të përcjellur me muzikë të akorduar e më një opus  shumë të gjerë lirik nga plejadë e  të mëdhenjve  të avangardës muzikore shkodrane :Bik  Ndoja,  Luqije Miloti,  Xhevdet Hafizi, Shyqëri Alushi  e shumë të tjerë.

Impresionet e mia për këta :Korifenj  të këngës burimore shqipe ,mbështeten në traditën e Gjakovës për ruajtjen ,kultivimin si dhe transmetimin e mëtutjeshëm anë e kënd Kosovës veçanërisht në kohën kur ishim të ndarë nga perde e hekurt .

Në këtë periudhë që po kalon Kosova e në veçanti Gjakova ,nga pasojat e rënda të luftës  është fenomen i rrallë që të përformojë një grup i tillë entuziastes të pa komercializuar por të mbështetur ekskulizivisht  në vullnetin dhe shpirtin e tyre artistikë që me muzikën e tyre një herit shëronin shpirtat e trazuar të bashkëqytetarëve , të cilët sot e gjithë ditën janë shëndrruar në popull “boemë”.

U ndava nga ky oktet muzikor ti quaj kushtimisht,duke i përgëzuar njëhërit me një urate : Se edhe Shkodra po të ju dëgjonte do t’ju kishin zili.

Në fund  të këtij shkrimi mu kujtua një shqetësim i Napoleon Bonapartes,ndërsa kthehej nga një betejë të humbur me pasoja në ushtri dhe financa i kishte pyetur këshilltarët ë tij “:A është dukë punuar teatri”,”PO “Iu përgjigjen ata ,atëherë mirë qenkan punët, pohoj strategu i madh. (Zyhdi AXHEMI)