Friday, March 28, 2025
AktualeLajme

Universiteti i Gjakovës në hapësirat e shkollës teknike?

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Universitetit publik në Gjakovë është mirëpritur nga gjakovarët, të cilët një veprim të tillë e kanë pritur shumë vjet më parë. Pas këtij vendimi kanë filluar përgatitjet në komunën e Gjakovës për të punuar që ky universitet të ketë kushtet e duhura të punës, për të ofruar  edhe cilësi sa më të lartë të studimeve.

Kur është fjala për hapësirat ku studentët do të fillonin Vitin e ri akademik , planifikohet që objekti  i qendrës teknike “Nexhmedin Nixha”  të shërbejë për universitetin publik të Gjakovës. Ndërsa nxënësit e kësaj shkolle të mesme, do të zhvendosen në objektin e vjetër të gjimnazit “Hajdar Dushi”. Këto ndryshime do të bëhen vetëm pasi Kuvendi i Kosovës do të marrë vendimin definitiv për hapjen e universitetit publik të Gjakovës. Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, kjo pritet të bëhet këtë muaj.

univers21364988772 Deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi, Komuna ka nisur përgatitjet dhe të mendojë për infrastrukturën që do t’u shërbejë studentëve.  Ata thonë se  ka nisur përgatitjet për infrastrukturën. Plani  është që universiteti të nisë punë në objektin e  Qendrës Teknike sepse i plotëson hapësirat e nevojshme, ka 4 mijë metra  katrorë dhe ndodhet afër objektit të konviktit.

Në Gjakovë funksionojnë disa fakultete. Një pjesë e tyre, në mungesë të  objekteve, po ashtu prej vitesh shfrytëzojnë  një godinë që më herët ishte për shkollën fillore në lagjen “Gërçar”.  Mirëpo shfrytëzimi i këtyre objekteve sipas zyrtarëve të Arsimit,  nuk do të jetë i përhershëm, pasi Gjakova synon të ndërtojë kampusin universitar. Për këtë të fundit është marrë një vendim vitin e shkuar, ndërsa për këtë është caktuar  lokacioni  me 20 hektarë truall në ish-kazermën  së APJ-së. Objektet do të shërbejnë deri në ndërtimin e  kampusit universitar.

Nga hapja e universitetit publik të Gjakovës mendohet të përfitojnë rreth 400 mijë banorë të Gjakovës dhe të rrethinës dhe  qytetarë të Malësisë së Gjakovës dhe Hasit, të Shqipërisë, si: Tropoja, Bajram Curri e Kruma.