Saturday, August 31, 2024
Gjakova PresssIntervista

Besim Dina:GJAKOVA MA DHUROI SHPIRTIN KRIJUES DHE ARTISTIK

Intervista:  Besim Dina- autori dhe producenti i programit më të shikuar televiziv “OXYGEN”

 

Besim Dina

 

Ditët e premte të javës,  ka gati pesë vite,  që identifikohen veç tjerash edhe me show programin artistik argëtues “Oksigjen” që me mjaft sukses e përgatit humoristi Besim Dina. Në saje të suksesit të arritur, ky program që i dedikohet gjithë familjes, ka arritur shkallën më të lartë të shikueshmërisë në televizionet e vendit. Një formulë me elementet kombëtare: mysafiri, batutat, kuizi dhe muzika, ka dëshmuar për gjetjen e “ilaçit” të vërtetë  për shikuesin që në fund të programit  ndjehet i relaksuar, i qeshur dhe me dijeni të reja.

1. Shpesh në programet tua, qoftë në radio apo televizion,  përdorni moton “Shqiptari të këndshme”. Pse e keni zgjedhur këtë përshëndetje?

Më pëlqen shumë kjo thënie dhe është origjinale. Sepse mendojë në dashuri të përjetshme mes shqiptarëve. Vetëm dashuria na rrit.

2. Si  jeni ndjerë në vitin jubilar të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë?

Jemi kënaq! Si çdo shqiptarë edhe unë jam ndjerë krenar për këtë jubile…

3. Si ka reflektuar ky jubile në programet tua “OXYGEN”?

Ia kemi kushtuar pesë emisione këtij jubile. Një herë ia kemi kushtuar Isa Boletinit, pastaj veshjeve kombëtare, Muzika ,  pastaj për festë e kemi pasur mysafir ambasadorin e Shqipërisë, Islam Lauken e tj.

4. Pse emri i emisionit “OXYGEN”. Si lindi ideja?

Sepse Oksigjeni e ndihmon djegien e vet nuk digjet. E ndihmon djegien e gjërave të këqija. Përmes “Oksigjenit”, përmes mysafirëve kemi kritikuar dukuritë negative në Kosovë. Sa i takon emrit e kam menduar që të jetë një emër gjeneral dhe që përfshinë shumë gjëra e që ka edhe emër internacional. Nuk kam dashur ta emërojë, psh. “Te Besimi…”! apo si qebaptore “Te…”

 

5. Kur i keni hyrë këtij projekti a keni menduar se do ta mbani për një kohë kaq të gjatë?

Për kohëzgjatje të emisionit nuk e kam menduar por e kam ditur se brenda meje dhe ekipit të përzgjedhur ka energji të madhe për të vazhduar sa më gjatë. Sot kam arritur në 236 emisione, që i bie pesë vjet pa tre muaj!

6. Cila është receta e suksesit të “OXYGEN”?

Punë, përkushtim, fokusim e mbi të gjitha sinqeritet.

7. Për të qenë në top listën e programeve më të shikuara televizive, kërkohet një formulë shumë e perfeksionuar? Si keni arritur ju?

Përgjigja që e dhashë më lartë dhe jo tolerancë ndaj mos punës. Jetësim i kritereve të ashpra që i kam venë vetes, për zgjedhjen e mysafirëve, muzikës, kandidatëve të kuizit, ndriçimit, zërimit, fotografisë….Synojmë  dhe besojmë se  janë më të mirët e përzgjedhur.

8. Mysafiri, batutat, kuisi dhe muzika janë elemente të emisionit. Kujt i kushtoni më shumë kujdes?

Të gjithave, sepse për këtë kam menduar një kohë të gjatë se çka duhet të ketë një program “OXYGEN”. Mençuri, argëtimi, humor, muzikë, dituri, kuis, dhe informacion aktual përmes mysafirëve.

Gjithë programin ia dedikojmë të gjitha shtresave të shikuesve, ia dedikojmë familjes.

 

9. Kalimi nga RTK në KTV a ka pas ndikim në shikueshmëri?  

OXYGEN” kudo që është ka shikuesit e vet. Në KTV duket se ka rritje të shikueshmërisë, ndoshta edhe për shkak të terminit më të përshtatshëm , në orën 20.45 dhe besueshmëria e pa censurë. Edhe në RTK_ e kam bërë atë që unë kam dashtë. Edhe këtu njëjtë e bëjë.  Ne KTV kam mbështetje nga i gjithë stafi i KTV-së dhe i falenderoj .

Sondazhi i fundit tregon për shkallë të lartë të shikueshmërisë 87 % për “OXYGEN” dhe kjo i dedikohet besueshmërisë që tregon për një ikje të madhe nga vendi i dytë. Besueshmëria sjellë shikueshmëri.

10. Si e kalon një javë pune Besimi?

Të martave bëhet xhirimi i emisionit “Oksigjen”. Të mërkurën montazhi. Të enjten dhe të premten përcaktimi paraprak dhe kontaktimi me mysafirë. Të shtunën takohem me shokët e mi të fëmijërisë e të rinisë. E diel KUIZI , e HENE pregaditja per NESER .

11. Cilat janë sfidat e punës suaj?

Janë të shumta sepse kemi të bëjmë me një ekip të madh pune, por që fatmirësisht, në saje të angazhimit të secilit, ato përballohen me sukses.

12. A ka Besimi kohë të lirë dhe si e kalon atë?

Kohën e lirë,  gjithsesi e kam obligative, e kaloi  me dashuri me shokët e mi me të cilët kam lind e  jam rrit. Lexoj, i përcjelli gjërat   edhe kam qejf të luaj shah. Luaj “online” shah në internet. Shahun e adhuroj shumë .  Nuk i ngjaj ndonjë figure të shahut…(qeshje)

13. Kureshtarët shpesh ju pyesin edhe për çështje personale, psh. Kur do të martoheni? A do ta shuani kureshtjen e tyre në këtë intervistë?

Ndoshta me mire e din ndonje vajze . HIHIHIHIHI. . . Nje jave pas Fejeses

 

14. Të kthehemi pakës në fëmijërinë tuaj, atëherë kur nisët hapat e parë të humorit. Kur në fakt kuptuat se keni brenda vetit sens humori?

Ishte një ditë e premte ajo ditë…(qeshje)  Hala s’e kam kuptu se po e dita që kam sens humori pa e bërë një emision me emrin “OXYGEN” nuk e kisha lënë kurrë!!!

15. A është vështirë ti bësh njerëzit të qeshen, aq më tepër tash kur kanë shumë halle me jetën?

Është vështirë në Kosovë, në shqiptari,   për shkak se ka shumë probleme. Në Angli e ke lehtë vëlla, se atje shikuesi i ka krejt punët mirë, e ka veturën e madhe shumë (sa t’dihet),  rrogën e madhe po,  dashurinë po,  gruan po…Asnjë problem nuk e ka edhe ti veç i thua: “Mirëmbrëma…” edhe ai paket (kënaqet) duke qesh. Këtu tek ne  duhet me i thanë ditën,  “Mirëmbrëma” për me qesh,  se është vështirë,  janë njerëzit me halle!!!.

16. Gjakova është qytet i humorit tradicionalisht. Kjo me siguri se ju ka ndihmuar në karrierën tuaj?

Gjithsesi,  gjithsesi edhe normal që i falënderohem edhe Zotit, babait dhe nënës që më kanë lind dhe më kanë rritë në Gjakovë. Në Gjakovën time të dashur  jam frymëzuar shumë. Prej krejt këtij populli gjakovar,  që ka shumë sens të humorit dhe inteligjencës kam marrë shpirtin artistik. Për momentin “jena trrullav” pak si qytet,  po shpresojmë që të kthjellemi e t’ia kthejmë shkëlqimin që e kemi pas.

17. A mbani mend prezantimet e juaja të para,  përpara publikut?

Mirë a po të dukem plak a.?! (qeshje) Po e mbaj mend krejt kur e kemi filluar këtu me shokë nëpër diskoteka. Kemi filluar në Pallat të Kulturës me programet rinore dhe  i mbaj mend të gjitha. Kemi filluar nga viti 1992. Së pari e kemi bërë një audio kasetë me humor me shokët e mi. Ishte një program amatoresk, për qejf tonin   me  barsoleta origjinale  të cilat gjithmonë i kam shkruar vet. Çdo gjë që keni dëgjuar prej meje ka qenë origjinale,  përpos kur e tregoj ndonjë barsoletë,  e them gjithmonë autorin sepse nuk kam qejf asnjëherë me ia mohu autorësinë ndokujt. Shokët e mi të rinisë me të cilët kam incizuar atë audiokasetë kanë qenë ,duke ia nis prej luftëtarit dhe dëshmorit të kombit  Ilir Soba, Valoni, DJ. Shaqa, Dritoni, Memli , Leka e shume e shume shoke e shoqe tjera. Krejt këta ishin një grup i shkëlqyeshëm. Folshim “muhalife” që themi ne  në Gjakovë.

18. Kaluan shumë vite me realizimin e video-projekteve. Çka mundë të na thuani për këtë periudhë?

Videoprojektet kanë qenë shumë të mira që i kam dashtë shumë. Kemi  punu me shumë zell. Të kujtohet edhe ty spse ke qenë pjesë e këtyre projekteve. Ishte një ekip i shkëlqyeshëm me Sevdai Radogoshin, pastaj me shokun tim  Bukin,  që tash është në Amerikë, Beja , pastaj Skënderi , Granita , etj . Ka qenë një  periudhë shumë e bukur që jemi kënaqur edhe ne,  por më tepër publiku. Nga kjo punë ne edhe kemi mbijetua. Puna me ato videoprojekte  ka qenë shumë  e suksesshme dhe e mirëpritur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Kemi punuar shumë dhe kemi qenë “numër 1”.

19. Çdo artist dëshiron që ti përngjaj atij. Ti kë e admiron?

Adhuroj shumë … nuk guxoj të them se nuk dua të jem si askushi. Nëse unë jam si dikush,  kush ka mu kon sikur unë,  atëherë që mbetet unë!!!  Mu kon si unë. Adhuroj plot në lami të humorit. Më pëlqen  komplet humori shkodran,  i Shqipërisë,  prej Gëzim Krujës e të gjithë ata. Jam frymëzuar shumë prej tyre. Kam përcjell humorin e Shqipërisë, humorin anglez,  prej Charlie Chaplin e këndej. Kam lexuar shumë edhe për humorin e psikologjisë,  kur qesh njeriu,  pse qesh. Kam plot humoristë  idolaë, po nuk kisha pas qejf me qenë sikur asnjëri. Mendojë se  nuk është mirë me qenë sikur dikush,  sepse ku po e lë vetveten?! Me respekt shumë të madh për ata,  por artisti sikur çdo njeri duhet mi pas identitetin e vet,  edhe normal në kombinim sepse secili artist është i ndikuar prej dikujt. Gjithkush e ka dikë si pikë referimi  ose frymëzimi, por gjithmonë artisti  duhet me luftu  për identitetin e vet. Kjo bënë që  njerëzit të thonë: “ Po ky është prezantim  alla “BESIM-DINQE”!!

20. Çka synon të arrijë Besim Dina në të ardhmen?

Ta ruaj këtë sinqeritet që kam për punën,  për shoqërinë. Nuk është e thënë të thuhet  synimi por të arrihet. Veç ishalla nuk ndodh diçka në tru, që me   ndryshu nga karakteri… Synojë  me vazhdu me këtë profesion që e kam se e dua shumë, e bëjë me shumë qejf. Muzikën e dua fort. Shumë  kam qejf veç me e dëgju,  sepse në botë ka muzikantë të mëdhenj që ma plotësojnë dhe ma mbushin shpirtin. Dua t’i falënderojë nëse po e lexojnë këtë intervistë këta muzikantë të mëdhenj botërorë!!!(qeshje).

21.  Çka paraqesin festat e Vitit të Ri për ty?

Festat e vitit të ri për mua paraqesin  ndryshim datash. Shumë thjesht,  sipas Gregorit,  që e ka bërë kalendarin kanë mund ta bëjë çdo kush. Nuk është ku me dit çfarë.(qeshje). Festat e fundvitit paraqesin punë më shumë për mua dhe ekipin tim për të përgatitur programe sa më festive dhe për ti argëtuar shikuesit shqiptarë.

22. Cila është batuta e vitit të vjetër, sipas teje?

Pronto!!!

23. Cili është urimi për Vitin e Ri 2013?

Ashtu siç e filluam,  Shqiptari të këndshme”. Është mirë mos me xhelozu,  me i ndihmu njerëzit. Në momente që dikush i ndihmon dikujt janë dy gëzime. E ndihmon atë që ka nevojë edhe për ty është njëfarë kënaqësie që dikë po e gëzon dhe tash llogarit secili secilit me i ndihmu ku kishim me arrit ne si popull. Urojë me e hjek  xhelozinë,  me e hjek  injorancën,  se,  i padituri injoron i dituri ndihmon.          Intervistoi: Zeki Vehapi