“Tanagra- historia e genit dhe gjuhës” promovohet në Gjakovë
Etnogjeneza dhe lashtësia e shqiptarëve është dëshmuar edhe në librin “Tanagra” të autorit nga Shkodra Naim Laçej, promovimi i të cilit u bë të shtunën në Gjakovë. Autori Naim Laçej është ndjerë i lumtur për faktin se ky libër u promovua në qytetin e Gjakovës për të cilin tha se është njëra nga zemrat e Dardanisë ndërkohë që ka sqaruar motivin për titullin e librit. Ai ka thënë se tentimi i tij për të hedhë dritë në etnogjenezen e popullit dhe gjuhës shqipe ka qenë preokupim i parë.
Për përmbajtjen dhe rëndësinë e kësaj vepre, folën Jusuf Buxhovi dhe Skender Demolli duke e vlerësuar lartë punën e autorit të librit. Sipas Buxhovit , ky libër i thënë dy stereotipe që kanë të bëjnë me antikitetin por edhe me trajtimin shkencor të kësaj problematike. Ai tha se aspekti filologjik dhe historik vjen në plan të parë:
Promovimi i librit “Tanagra- historia e genit dhe gjuhës u mbajt në pallatin e kulturës Asim Vokshi nën përkujdesjen e komunës së Gjakovës dhe Shoqatës së intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.