Thursday, January 2, 2025
AktualeLajme

Mbahen protesta “Ndale hajninë”

Sot si në gjithë Kosovën edhe në Gjakovë u mbajt  një protestë, e thirrur nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar, i njohur për protestat e deritashme të mbajtura në kryeqytet. Vetë ora e mbajtjes,  12.00,  kishte  një domethënie, se “ka rënë ora” e alarmit.

Disa qindra pjesëmarrës të lësaj proteste u nisën nga qendra e qytetit, për tu ndalur para ndërteses së Kuvendit komunal të Gjakovës. Me brohoritjet e tyre “Me hajna nuk ka shtet”,”Këtu kemi punë me hajna”,”Hajnat në Burg”, “Dorëheqja nuk mjafton” bashkë me  akuza tjera , ata kanë kërkuar  ndryshime pozitive në vendin tonë. Protestuesit kanë deklaruar se arsyeja e daljes në protesta është shkalla e lartë e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të ndryshme,duke pohuar se, sipas tyre, cdo gjë po shkonë prapsht, dhe kështu nuk mund të jetohet.

Ata kanë shprehë shpresën e tyre që me këto forma të deklarimit public mundë të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes.

Protesta e mbikqyrur nga një numër I konsiderueshëm I pjesëtarëve të policisë,ka përfudnuar e qetë pas rreth një ore.