Një traditë e madhe e Vëllaznimit përmes kësaj fotografie
Skuadra e futbollit Vëllaznimi pasardhëse e Pashtrikut, ka një të kaluar të gjatë. Rrugëtimi ka nisë që nga viti 1928, siç tregon kjo foto. Nga arkivi ynë, po botojmë këtë foto, (pronë e M.Tullumit) për ta kujtuar madhështinë e këtyre burrave që mbajtën gjallë futbollin gjakovar, dhe për të zgjuar ndërgjegjen që tash pas 91 vitesh , Vëllaznimi po kalon ditët e krizës më të madhe!
Tradita dhe kontributi i madh i mijëra futbollistëve që veshën fanelen kuq e zi që nga themelimi, dhe mijëra e mijëra tifozëve që dhanë shpirtin për klubin e zemrës, do të duhej të ishte e mjaftueshme për të nxitur gjithë ata që kanë mundësi ta mbështesin KF Vëllaznimi.