Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Genc Hoxha, optimist për lojën me Çekët

Se futbolli është sporti më i popullarizuar kjo po dëshmohet edhe këtyre ditëve dhe sot kur kanë ngelur edhe disa orë para ndeshjes së vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, në mes të Kosovës dhe Çekisë. Trajneri ndihmës i përfaqësueses së Kosovës, ish futbollisti dhe trajneri gjakovar, Genc Hoxha sot në programin e mëngjesit të Radio Gjakovës, tregoi për atmosferën e mirë që po mbretëron në taborin e kombëtares së Kosovës. Hoxha e ka pranuar se janë dy ndeshje shumë të vështira me skuadra me një traditë të madhe në arenën ndërkombëtare, por e mbanë shpresa për një lojë cilësore që do të jap suksese.


“Atmosfera në skuadër është jashtëzakonisht e mirë. Mungesa e sulmuesit tipik Vedat Muriqi, për shkak të lëndimit e cili ishte në formë të madhe, fillimisht na ka befasuar , mirëpo shtabi teknik ka alternativat. Futbollistët janë të vetëdijshëm se është një nga ndeshjet vendimtare, por me përvojën që kanë ata qetë do ti hyjnë këtij takimi që pres të sjellë tri pikë të reja”, tha Hoxha duke kujtuar , se futbolistët e Kosovës deri më tash e kanë treguar karakterin e fortë të lojs në grup .
Ndeshja Çeki – Kosovë luhet sonte prej ores 20.45 në stadiumin “Doosan Arena” , kurse tri ditë më pas në Fadil Vokrri në Prishtinë me Anglinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *