Friday, December 27, 2024
LajmeSporti

FC Liburn shpallet klubi më i mirë i Kosovës për vitin 2019

Federata e Futbollit të Kosovës të premten në mbrëmje  ka organizuar manifestimin tradicional Laureatet 2019 ku ka ndarë çmimet për futbolistët dhe klubet më të mira të futbollit në Kosovë.

Liburni i Gjakovës është zgjedhur “Klubi më i Mirë në Futsall”, ndërsa “Futbollisti më i Mirë” është shpallur Alfred Prenqi, portieri i Liburnit.  Kurse “Topshënuesi më i Mirë” në këtë vit në futsallin kosovar u shpall po ashtu futbollisti i Liburnit, Ramadan Alaj.

Liburni , të cilit I prin presidenti Abaz beqa, I cili mori sonte mirënjohjen e klubit më të mirë, për disa vite është krenaria e futsallit gjakovarë dhe atij kosovar, duke rrëmbyer gjithë titujt e mundshëm dhe duke na përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *