Thursday, January 2, 2025
Lajme

Shoqata e Intelektualëve Jakova titullin  “Guximi intelektual 2019”  për prof.dr Nezir Kraki

Shoqata e Intelektualëve Jakova në Gjakovë i ka ndarë çmimin Guximi intelektual 2019 prof.dr Nezir Kraki-t, për angazhim të guximshëm për drejtësinë dhe të vërteten duke u bërë zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qyetarin dhe vendin.  Sipas njoftimit të kësaj shoqate,  Komisioni  përzgjedhës  ka pranuar një propozim të vetëm për ndarjen e këtij titulli dhe ate për profesorin në  Universite Paris – EstCreteil në  Francë.  Propozimi është bërë nga prof.dr. Ruzhdi Sefa, kryetari Shoqates  ‘’Jakova’, ’ pasi KRAKI  ështё intelektual  i njohur në opinion pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Ai me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё masmedia ose gjetiu, nё vijimёsi ka dëshmuar mendim dhe qёndrim tё guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore e shoqёrore. ” Angazhimi i tij ka qenë më gjithëpërfshirës me qëllim që të mobilizojë opinionin publik për çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike”, thuhet ndër të tjera në vendimin me rastin e  ndarjes së titullit Guximi intelektual 2019 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *