Basketboll: Vëllaznimi e fillon mbarë stinorin, mundë Driten 106:89
Basketbollistët e Vëllaznimit e kanë nisur mbarë stinorin pranveror të Ligës së parë basketbolistike të Kosovës, duke e mposhtur në teren të vet, të mërkurën në mbrëmje, Dritën e Gjilanit 106:89 (27:17, 30:17, 26:21, 23:34). Në tre çereket e lojës Vëllaznimi ishte superior dhe udhëhoqi me epërsi edhe mbi 30 poenë, ndërsa në çerekun e fundit, kur u sigurua fitorja, kryetrajneri Shkumbin Kumnova inkuadroi në lojë basketbollistët e rinj. Më efikaset në radhët e Vëllaznimit ishin, amerikani Terrick Phillps 25(7 tre-pikësh) I pasuar nga Arion Balluku 22, Roni Koshi , Bardh Rexha dhe Albatrit Berisha me nga 14 poenë e tj. Ndërkaq nga radhët e skuadrës mysafire më efikasi ishte Qendrim Demi me 25 poenë.
Krahasuar me stinorin pranveror, Vëllaznimi sonte u dëshmua si një skuadër më cilësore. Sigurisht se në këtë ndryshim pati ndikim loja e basketbollistëve që erdhën si përforcime të reja me në krye Philips, Koshi, Berisha, Rexha e tj që është një siguri për të kurorëzuar dëshirën për kthim në superligë.
Një pikë e shkëlqyer e këtij derbi kosovar ishte tifozeria gjakovare me Kuq e zinjtë e Jakovës dhe tifogrupi 1927 të cilët gjatë gjithë ndeshjes I dhanë mbështetje skuadrës . Në pallatin e sporteve Shani Nushi, nga Gjilani kishte udhëtuar edhe një grup I tifo grupit Intelektualët.