Në repartin e lindjeve ne Spitalin e Gjakoves më 2012 kanë lind 2.264 foshnja
Në repartin Obstetrik të Spitalit rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës nga viti në vit po arrihen rezultate të mira pune në trajtimin shëndetësorë të nënës dhe të foshnjave të porsalindura. Sipas udhëheqësit të këtij reparti, doktor Naser Xharra, gjatë gjithë vitit të shkuar nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes qoftë gjatë operacionit apo lindjes dhe një arritje e këtillë tashmë ka kaluar në traditën e mantelbardhëve të repartit Obstetrik. Ndryshe, gjatë vitit 2012 kanë lindur 2.264 foshnja apo 100 foshnja më shumë se një vit më parë. 25% e këtyre lindjeve është kryer me operacion, ndërsa sa i takon gjinisë së foshnjave, raporti është 51 me 49 % në favor të djemve.