Saturday, August 31, 2024
Lajme

Masa kundër coronavirusit, nuk ka vend për panik

Komuna e Gjakovës po ndërmerr masa adekuate kundër corona virusit. Në mbledhjen  e sotme të  Bordit të Drejtorëve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për dezinfektimin e të gjitha institucioneve parashkollore, shkollave dhe institucioneve publike në komunën e Gjakovës.  Ndërkohë  drejtori për Arsim, Bernard Frrokaj sot ka mbajtur një takim me drejtor të shkollave të komunës  së Gjakovës ku po ashtu i është bërë thirrje që të marra masa preventive në institucionet shkollore, kryesisht  në ato higjienike e të cilat duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Po ashtu  u sugjerua që ti ikin sa më shumë tubimeve masive.

Në Spitalin rajonal Isa Grezda janë marrë të gjitha masat parandaluese  pas paraqitjes së të sëmurëve me Koronavirus në shtetet fqinje të Kosovës. Drejtori Hilmi Shala i ka thënë Radio Gjakovës se është ngritur në nivel të lartë gatishmëria e gjithë mantelbardhëve për ta përballuar situatën e paraqitjes eventuale të të dyshuarve të mundshem.

“Ka një mobilizim të shtuar të të gjithë mantelbardhëve në Spital sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.. Janë në gatishmëri 24 orë të gjithë mjekët dhe personeli teknik. Kemi furnizim të mjaftueshëm me barna dhe pajisje tjetër të nevojshme” ka thënë Shala. Ai ka theksuar se krahas masave që po ndërmerren nga institucionet shëndetësore, në një pjesë të popullatës është ngritur një panik e panevojshme.

“Vigjilenca duhet të jetë e gjithëmbarshme për një parandalim të mundshëm të virusit. Higjiena dhe pastërtia duhet të jenë në nivel. Por, nuk e kuptojë panikun e një pjese të popullatës që po furnizohen me ushqime. Kjo është e pakuptimtë”, ka thënë Shala .

Ndryshe ditë më parë, Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini,  ka qëndruar për vizitë në Spitalin Regjional të Gjakovës “Isa Grezda”, ku   u diskutua edhe për temën aktuale shëndetësore, atë të Corona Virusit, me ç ‘rast nga menaxhmenti i Spitalit u tha se ky institucion është i përgatitur në maksimum jo vetëm në parandalimin e këtij virusi, por edhe në trajtimin eventual të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *