Monday, December 30, 2024
Lajme

Komuna lavdëron mantelbardhët, i quan heronj

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po bashkëpunon ngushtë me institucionet shëndetësore, ato të sigurisë dhe në përgjithësi me të gjitha institucionet relevante në Gjakovë, për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për luftimin e këtij virusi. Komuna ka falënderuar posaçërisht mantelbardhet gjakovar.

“Faleminderit heronjve tanë, mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së, Qendrave të Mjekësisë Familjare në gjithë komunën dhe atyre të Spitalit të Përgjithshëm, të cilët janë në dispozicionin e të gjithë qytetarëve, të fokusuar në luftën kundër COVID-19. Si institucion komunal kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të pajisur profesionistët shëndetësorë dhe të gjitha institucionet publike me të gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme. Mjekët e institucioneve shëndetësore në Gjakovë dhe ne si institucion komunal jemi mirënjohës ndaj banorëve të komunës tonë, për respektimin e rekomandimeve dhe masave të ndërmarra nga ana e institucioneve vendore.” thuhet në falënderimin e komunës. Komuna lut bashkëqytetarët  që edhe këto dy javë të tregoheni të durueshëm. “Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe dilni vetëm atëherë kur është e domosdoshme. Bashkë kalojmë edhe këtë sfidë!”, është porosia e komunës së Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *