Besnik Hasi: Vëllaznimi është pasuri e futbollit të Kosovës, nuk e meriton këtë gjendje!
Për ish-futbollistin e Vëllaznimit, shumë klubeve evropiane dhe i Kombëtares shqiptare si dhe trajnerin e mirënjohur Besnik Hasi, gjendja në futbollin gjakovar është katastrofale. Ai këtë vlerësim e bëri në një intervistë të gjatë për Radio Gjakovën, kur u pyet për gjendjen e Vëllaznimit, si skuadra e fundit në Ligën e parë. Hasi ka thënë se Vëllaznimi nuk e meriton një gjendje të tillë, ndërsa ka kërkuar që pos komunes edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ta ndihmojë skuadren në këtë kohë krize të thellë, për faktin se është një vlerë më shumë për futbollin e vendit. Ai edhe më parë kishte deklaruar se pa Vëllaznimin nuk ka lezet elita e futbollit kosovar.
Si e shihni ju nga larg këtë gjendje të Vëllaznimit?
Ajo është katastrofë ku gjendet tani Vëllaznimi, pa ra nga kjo kategori ku është. Një klub me atë traditë aq të madhe të futbollit në Kosovë, që ka jap aq shumë talente në futboll, ka krijuar shumë talent të futbollit vijnë me një pozitë të tillë. Është thjeshtë e pa pranueshme. Gabimi është kur ju jep njerëzve në dorë që të udhëheqin, të bëjnë gjërat e duhura. Qyteti si qytet duhet ti ndihmoj Vëllaznimit. Gjithmonë edhe tani në këtë rast të vështirë duhet ta ndihmojnë njerëzit, jo vetëm qyteti, si udhëheqësi po edhe njerëzit që e kanë njohurin e duhur, që kanë dashuri për Vëllaznimin dhe që janë aty duke i ditur problemet e brendshme. Të gjithë duhet ta ndihmojnë Vëllaznimin edhe ta ngrejnë Vëllaznimin lartë. Edhe Federata e Futbollit të Kosovës duhet ti ndihmoj Vëllaznimit, sepse është në interesin e sajë që Vëllaznimi të jetë në ligën më të lartë. Kjo për faktin se qyteti Gjakovës ka jap gjithmonë për futbollin, ka krijuar talenta dhe duhet të krijoj prapë në të ardhmen.
Keni deklaruar më parë se futbolli kosovar, pa sëpaku katër skuadra me traditë, nuk ka “lezet” pa Vëllaznimin?
Është e vërtetë.Në gjithë botën është e njëjta. Klubet me traditë të madhe që kanë kontribuar pë shtetin e vet nuk lejohet që të bijnë poshtë. Në Arabinë Saudite ku jam tani janë 4 klube që janë tradicional e ke: Al Hilal, Al Nasr, Al Ahli edhee ke Ittihad që ka 2 vite që janë shumë poshtë në tabelë, për të ra nga kategoria. Nuk bijnë nga kategoria, Federata i mbanë. Këto 3 janë lartë kurse kjo është poshtë por prapë se prapë kur flitet për atë klub flitet me të njëjtin respekt si për këto 3 tjerat. Edhe sot në Belgjikë, ku e kam shtëpinë unë, edhe këtu ke klubet tradicionale që është Anderlehti, Club Brugge, Standard Liege edhe me Antëerpen, që është fut nga kategoria e dytë, tani është në vendin e 3 të Kategorisë së Parë. Ka qenë një kohë të gjatë me probleme financiare në kategori të dytë por megjithatë kur është fol për atë klub, është fol me respektin e duhur dhe gjithë njerëzit janë munduar që atë klub sa më shpejt ta çojnë lartë sepse i duhet shtetit, i duhet futbollit elitar. Ashtu do të duhet të jetë edhe me Vëllaznimin. Edhe në Kosovë ky klub duhet sa ma shpejt që të ringrihet dhe të shkojë në kategorinë më të lartë të Kosovës, sepse i duhet edhe Kosovës, Vëllaznimi.