Në Gjakovë, nga fillimi i pandemisë Covid 19, janë 350 raste
IKSHPK-ja ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit nga komuna Gjakovës janë konfirmuar 7 raste, prej tyre 5 në qytet dhe nga një në Osek Hylë dhe Skivjan duke e ngritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 350.
Sipas raportit të sotëm të spitalit Isa Grezda , në repartet e këtij institucioni shëndetësor janë 45 pacientë të hospitalizuar që janë trajtuar për Covid. Prej tyre 38 pacientë të konfirmuar me COVID-19, kurse 7 pacientë negativ. Në këtë raport theksohet se 36 pacientë janë me oksigjeno terapi kurse 1 pacientë në CPAP maskë. Vështirësi, padyshim sjell edhe infektimi i personelit shëndetësor. Me Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjek 15 infermiere dhe 3 nga stafi mbështetës.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.