Ndërroi jetë Gurakuq Dobruna, kryetari i Alternatives dhe krijuesi i mirënjohur
Të enjten, ka ndërruar jetë kryetari i Alternativës, dega në Gjakovë Gurakuq Dobruna. Ai , siç njofton Tv Syri Vision, humbi betejën me jetën pas një infarkti masiv cerebral. Atdhetari, veprimtari, fotografi dhe dizajner i njohur, Gurakuq Dobruna ka lënë gjurmë në gjitha këto fusha.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dobruna, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës i ka dërguar, kryetari komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
“Si kontributdhënës i palodhshëm në shëndetësi, art, politikë e shumë sfera tjera, humbja e Gurakuqit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe shoqërinë e tij, por për tërë komunën e Gjakovës. Shembulli dhe kontributi i tij do të jetojnë gjatë në Gjakovë, qytetin të cilit ai i dha shumë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Gjini në FB.