Kreshnik Avdija, basketbollisti gjakovar me perspektivë
Ish basketbollisti i Vëllaznimit Kreshnik Avdija është njëri ndër basketbollistët që prej dy vitesh po luan me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të cilësohet ndër shpresat e Reprezentacionit të Kosovës.
Si nxënës i testit TOEFL, dhe SAT arriti që të fitojë bursë studimi në Sierra College California, SHBA dhe me sukses vazhdon rrugëtimin akademik.
21 vjeçari nga Gjakova për dy vite rresht ishte pjesë e ekipit, ”Sierra College” me të cilët luajti me shumë sukses, por që tani ka diplomuar dhe pret të bëjë ngritje në karrierën e tij, duke ndërruar ekip. Që tri javë ai gjendet për pushime në Gjakovë dhe po mendon se karrieren do ta vazhdoi këtu.
Kreshniku për Radio Gjakovën u përgjigj në disa pyetje:
Si përfundoi stinori me ekipin me të cilin po luani aktualisht?
”Stinorin e basketbollit e kemi përfunduar në vendin e katërt të ligës Big 8. Kam qenë i gëzuar me rezultatet e mia personale dhe ekipore. Gjithmonë mund të ketë hapësirë për përmirësime si individuale dhe ekipore, por në përgjithësi gjithçka ka shkuar shumë mirë. Në fund të sezonit jam diplomuar nga ”Sierra College”.
A ka pasur oferta nga ekipe të tjera, për Kreshnikun që të ndërrojë ambient në SHBA?
”Kam pasur 3 oferta nga kolegje të ndryshme në SHBA, një nga to ishte në Georgia në divizionin e parë ”NAIA”. Kam vendosur të kthehem në Kosovë, deri sa situata pandemike të qetësohet dhe pastaj do të vendos se ku do të vazhdoj edhe 2 vitet e ardhshme në Universitet në SHBA”.
A e mendon rikthimin në basketbollin e Kosovës në të ardhmen, basketbollisti nga Gjakova?
”Gjithmonë kam dëshirë të luaj në vendin ku jam zhvilluar si basketbollist i ri dhe të vazhdoj rritjen si një basketbollist profesionist. Kam dëshirë që në të ardhmen të luaj për qytetin ku jam rritur, pra për KB VËLLAZNIMIN ose edhe per skuadra tjera kosovare, pse jo. E dua Vëllaznimin ku jam rritur e zhvilluar dhe ku kam përjetuar gëzimet e sukseseve me kategorinë e re. Sa I takon kontrates , ende nuk ka konkrete”