Saturday, August 31, 2024
Të përgjithshme

Muaji gusht me 161 banor të rinj, plus raporti mujor i punës së Spitalit

Gjakova, në muajin gusht është shtuar për 161 banorë të rinjë. Në fakt në këtë periudhë kanë lindur 80 djemë e 81 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 64). Kështu thuhet në raportin mujor të Spitalit “Isa Grezda”. Krahasuar me muajin paraprak- Korrik, 15 foshnja kanë lindur më pak dhe sa i takon gjinisë, në atë muaj kishte djem më shumë se vajza (102 djem e 74 vajza)

Raporti i shërbimeve

Gjatë muajit gusht, në Spitalin e Gjakovës ka pasur një volum të punës që është rënduar me pandeminë Covid-19. Janë hospitalizuar 949 pacientë,  ndërkaq janë kryer 111 operacione, prej tyre 15 Kirurgjike, 20 operacione Ortopedike, 1 Urologjike dhe 75 operacione Gjinekologjike.

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 4 mijë e 658. Po ashtu janë ofruar 879 shërbime në Ro-Kabinet dhe 103 CT-ja. Ndërkaq numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1 mijë e 537. Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 875 shërbime të Dializës, është njoftuar përmes këtij raporti mujor të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”.         

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *