Friday, March 7, 2025
Lajme

Rinovohet sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini me 3.7 milion euro

Banorët e fshatit Doblibare në Gjakovë , të mërkurën kanë qenë  të lumtur sepse sistemi i ujitjes, pas një pauze është rikthyer në përdorim pas një investimi rreth 3.7 milion euro nga Banka Botërore . Këto investime do ti gëzojnë edhe qindra fermerë nga Dukagjini që do të përfshihen në sistemin e rinovuar të kompanisë Radoniqi –Dukagjini.

Drejtori i kësaj kompanie Jahja Kadrija tha se , objektivi kryesor i rehabilitimit dhe modernizimit të sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini ishte  të ofroj një shërbim më cilësor dhe në kohë për fermerët dhe të zvogëloj humbjet e ujit dhe me këtë edhe uljen e kostove të prodhimit dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis.

Sistemi i Ujitjes Radoniqi-Dukagjini përbëhet nga dy infrastruktura të veçanta të ujitjes, të cilat pas luftës u integruan në një ndërmarrje të përbashkët Kompania Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” si një sistem i integruar i ujitjes.

Infrastruktura e kësaj Kompanie shtrihet në territorin e tri komunave të Kosovës dhe atë në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Sistemi i Radoniqit mbulon një sipërfaqe ujitëse prej 9,350 ha dhe shtrihet në territorin e komunave Gjakovë dhe Rahovec I cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Radoniqit, me kapacitet prej 113 Milion m3 ujë, përmes kanalit kryesor dhe rrjetit nëntokësorë të gypave dytësorë dhe ata terciar të cilët ofrojnë ujin deri tek hidrantët të cilët ndodhen në parcelat e fermerve të këtyre dy komunave.

Ndërsa Skema e ujitjes Dukagjini shtrihet në Komunën e Prizrenit me një sipërfaqe prej 5,000 ha dhe uji merret direkt nga Lumbardhi i Prizrenit në dy vendmarrje.

Duke marrë pjesë në këtë ceremoni Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka investim më produktiv se ai në bujqësi. Ai  tha se është i lumtur që ky projekt i filluar para 5 vjetëve po përfundon sot.

“Jam shumë i kënaqur që para 5 vjetëve e kemi filluar, sot arrijmë të përfundojmë, pjesën që lidhë Radoniqin me Dukagjinin. Jam i lumtur që me këtë sistem mund të zbulohet hapësira prej 5000 hektarëve deri në dhjetë mijë dhe të shtrijmë deri në 30 mijë hektarë. Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë”, tha Hoti.

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, tha se investimi që është përuruar do të rrisë cilësinë e bujqësisë në Kosovë.

“Do të rrisë cilësinë bujqve të Kosovës në përgjithësi. Zotimi dhe puna jonë në projekte si ky sot ngrit cilësinë e jetës në zonat rurale. Për bujqit ky investim dhe shumë të tjera të ujitjes do të sigurojnë rritje të rendimentit të kulturave që kultivojnë”.

Ministri Mustafa tha se me këto investime bujqësia  kosovare do të jetë konkurrente me bujqësinë e rajonit dhe Evropës.

“Ne nuk do ndalemi asnjëherë dhe do ju ndihmojmë buqëve duke u siguruar ushqim të shëndetshëm”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, përurimin e këtij projekti e ka quajtur festë.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë bujqit e Dukagjinit dhe po besoj që bujqit duhet të festojnë, në gjithë Kosovën”.

Ai tha se për një kohë të shkurtër Kosova do t’i sheh të gjitha frytet.

“Kemi pasur rënie të produktiviteti në Bujqësi. Bujqit e anës së Drinit janë njerëz që kanë shumë zell për punë”. Sistemi i ujitjes Radoniqi filloj të ndërtohet në vitin 1977 dhe ishte planifikuar të realizohej në dy faza me gjithsejtë rreth 21,000 ha ndersa punimet për fazën e parë përfunduan në vitin 1986 kur edhe sistemi u lëshua në funksion dhe I cili ishte projektuar të mbulonte 10,250 ha tokë bujqësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *