Liga e dytë futbollistike: FC Dardanët fitues në derbin lokal ndaj KF Dushkaja
Të premten janë zhvilluar ndeshjet kampionale të Ligës së dytë futbolistike ku bëjnë pjesë katër skuadra nga komuna e Gjakoves. Në stadiumin te Shkugëza u zhvillua ndeshja në mes tëKF DUSHKAJA dhe FC DARDANËT që ka përfunduar me fitoren e Dardanëve 2 me 3 të cilët sot janë drejtuar nga trajneri i ri Valon Kasapi. Trajneri I deritashëm Dedë Tunaj ka marr detyren e drejtorit të klubit.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua tek pallati I Sporteve Shani Nushi KF Dukagjini I Novoselles ka pësuar humbje 1-4 nga KF Rahoveci.