KB Vëllaznimi : KB Trepça 76:80
Basketbolistët e Vëllaznimit ishin pranë fitores së dytë me radhë po të mos i bënin tri-katër gabimet e dy minutave të fundit, që i mjaftuan Trepces të marrë pikët e plota në Gjakovë
Për Vëllaznimin, që është kthyer në elitë pas tre vjetësh, kjo është humbja e tretë këtë edicion karshi një fitoreje të regjistruar javën e shkuar me Bashkimin. Ndeshja kryesisht ishte e barabartë, por Trepça nisi një shkëputje të vogël në rezultat në minutat e fundit të çerekut të katërt, epërsi që arriti ta mbajë deri në fund të ndeshjes. Kësaj radhe Vëllaznimit nuk i ndihmuan tre amerikanët që ishin më të dalluarit në këtë përballje. Cendric Council ndeshjen e mbylli me 27 pikë, Devante Jackson pati 18 pikë, derisa fundori Christopher Hortman regjistroi “double-double” prej 11 pikëve e 13 kërcimeve.