Komuna e Gjakovës nga sonte ka hyrë në Zonën e verdhë
Për shkak të numrit në rënie të të infektuarve, komuna e Gjakovës, ka hyrë në Zonën e verdhë. Kjo nënkupton heqjen e kufizimit të lëvizjes pas orës 19.00. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”. Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 1 mijë e 998 . Nga ky numër të shëruar janë 1 mijë e 357. Vetëm gjatë 24 orëve të shkuara janë shëruar 61 pacientë të cilët i janë kthyer përditshmërisë dhe me këtë numri i tërësishëm I të shëruar nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1 mijë e 418 të shëruar.

Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 486 raste aktive me Covid-19. Virusit korona, nga fillimi i pandemisë, në muajin mars, nuk kanë arritur ti mbijetojnë 94 persona.
VENDIM I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Miratohen masat e veçanta per mbrojtjen nga pandemia COVID-19, neKomunën e Gjakovës.
2. Masat e miratuara në Komunën e Gjakovës, jane si me poshtë:
2.1. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 den ne oren
18:00, ne perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-
19″;
2.2. Sherbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora
05:00 den ne ora 18:00, nderkaq pas ores 18:00 punojnë me shërbim
“merr me vete” dhe “porosi me dergese”, ne perputhje me “Manualin
per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19″;
2.3. Te gjitha institucionet publike dhe private reduktojne stalin e tyre
bazuar në specifikat qe kane në perputhje me “Manualin per mbrojtjen
nga perhapja e Covid-19″;
2.4. Transporti publik lejohet te punojë me 50% te kapaciteteve, në
perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19”;
2.5. Taksite lejohen të punojnë me nje (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse
jane anetare te se njejtes familje, ne perputhje me “Manualin per
mbrojtjen nga perhapja e Covid-19″;
2.6. Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga ora 05:00 den në orën 18:00, në
perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e COVID-19”;
2.7. Lejohen pjeserisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të
MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerite,
ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës
me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytezuar vetëm 30% te
hapesires/siperfaqeve te objekteve perkatëse per të gjitha aktivitet (si
në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin per
mbrojtjen nga perhapja e COVID-19″;
2.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapesira te mbyllura dhe të hapura;
stervitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjate
stervitjeve në hapesirat e mbyllura mund te marrin pjese den në 20
persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjese deri ne 50 persona
bazuar në protokolle dhe udhezime vendore dhe ndërkombëtare
sportive, në perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e
COVID-19″;
3.Deshtimi në respektimin e ketyre masave në çdo rast, i nënshtrohet masave
ndeshkimore në perputhje me Liin nr.07/1-006 per parandalimin dhe luftimin e
pandemise COVID-19 në territorin e Republikës si! Kosovës nga ana e
Institucioneve pergjegjëse te cilat jane te obliguara të mbikqyrin dhe te sigurojnë
zbatimin e ktyre masave.
4.Ky vendim viene deri në një vendim tjeter, bazuar në situatën epidemiologjike në
vend;
5.Vendimi hyn në fuqi ditën e nenshkrimit nga Ministri i shëndetësisë në orën
18:00.