Friday, March 28, 2025
Aktuale

Janari me 140 foshnja- Raporti mujor i punës së Spitalit

Gjatë muajit janar, në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë kanë lindur 140 foshnja. Prej tyre 79 djem dhe 61 vajza.(lindje me prerje cezariane kanë qenë 35). Krahasuar me muajt e mëparshëm, Janari ka pasur numër më të vogël të lindjeve.

Raport mujor – Janar 2021

Gjatë muajit Janar, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 963 pacientë (58 në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 13 në Oftalmo, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji, 74 në Pediatri, 159 në Interno, 18 në Infektiv, 27 në Neurologji, 29 në Psikiatri, 69 në Pulmologji, 4 në Dermë, 8 në Kujdes intenziv dhe 13 në Njësinë Koronare).

Janë kryer 112 operacione (24 operacione Kirurgjike, 24 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 operacion në ORL dhe 21 operacione Gjinekologjike).

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7338, 190 shërbime në CT, 1246 shërbime në Ro-Kabinet dhe 158 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2435.

Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *