Masat e reja vijnë me borën!
Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19, ka rikthyer në vendin tonë masat e reja shtrënguese. Sëpaku këto dy javët e fundit Gjakovën e kanë ngritur lartë në mesin e komunave me numër rekord të të infektuarve. Këto masa sot kanë ardhë bashkë me borën e që kanë reflektuar që nga mëngjesi kur rrugëve e shesheve të Gjakovës ka pasur më pak lëvizje. Kjo edhe për faktin se shkollarët tashmë janë në pushime ndërsa objektet hoteliere nuk janë të hapura për klientë, pos duke shërbyer “merr me vete”. Pra, sot filloi zbatimi i masave të reja antiCOVID-19 nga Qeveria e Kosovës. Ndër masat e reja, që u kthyen pas një kohe të gjatë, do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri ne 05:00 përveç në rastet emergjente.
Me vendimin e Qeverisë hynë ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar. Me këto masa po ashtu ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga dita e sotme deri më datë 18 prill. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit