Wednesday, January 1, 2025
Aktuale

Ujë i pastër Kristal nga bjeshkët për 34 fshatrat e Rekës së Keqe

Fotografi me pamje nga Bjeshka e “Babaj Bokës” nga ku buron uji i jetës për banorët e Rekës së Keqe, padyshim se të inspiron. Bora e madhe në këtë muaj pranvere,  skaj kanalit rrjedhës,  të shton etjen dhe shfaq kënaqësinë për cilësinë e ujit të bjeshkës.  Dikur këto zona, në  këto 34 fshatra “thaheshin” nga etja për ujë cilësorë e të ftohtë në pikë të vapës. Sot KRU Gjakova u ka bërë realitet duke u sjellë krojet pranë shtëpive për të  shfrytëzuar ujin e bjeshkëve 24 orë pandërprerë.

Në rrjetin social, KRU Gjakova ka sjellë një video incizim ku thuhet se , përkundër terenit të vështirë dhe borës e cila vazhdon të jetë prezentë me një sasi të dendur, ekipa e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” njësia e Rekës së Keqe, bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse e cila ndodhet në Bjeshkët e “Babaj Bokës”.

“Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, sot banorët e 34 fshatrave të Rekës së Keqe i gëzohen ujit të pijes! Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, çmojeni atë!”, porosisin në KRU Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *