Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid 19. Numri i të infektuarve deri më sot, ka arritur në 4 mijë e 934 raste. Brenda kësaj periudhe janë shëruar 24 pacientë, ndërsa gjithsejtë të shëruar nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë 4 mijë e 482 pacientë. Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, në Gjakovë është regjistruar një rast vdekje(58 vjeçar) duke e ngritur numrin e të vdekurve në 150. Aktualisht në Gjakovë janë 302 raste aktive.
Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, aktualisht po trajtohen 60 persona për covid 19. Prej tyre, 42 janë të konfirmuar pozitiv. Nga numri i të hospitalizuarve, 37 po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe dy me CPAP maskë. Në mesin e pacientëve që po trajtohen janë edhe 5 pacientë nga Shqipëria.