Me veteranët e muzikës: KUSH E TUNDI RADIO SHKUPIN, BILBILI GJAKOVËS GANI GRUBI
Krijimtaria muzikore gjakovare i ka rrënjët e thella. Njohës dhe studiues të kësaj fushe flasin për emra të shquar muzikantësh, këngëtarë, instrumentist e valltarë…Njëkohësisht flasin për gjeografinë e gjerë të shtrirjes së krijuesve muzikor gjakovar anekënd trojeve shqiptare por edhe më gjerë. Kudo ku shkuan shpalosen shpirtin e tyre krijues, duke shfaqur talentin, dëshirën për kultivimin e muzikës shqipe dhe duke e afirmuar ndër breza atë.
Shumë familje gjakovare me vite tallazet e jetës i dërguan në qytete të ndryshme. Një nga ato familje ishte edhe familja Grubi që u shpërngul në Shkup. Pjesëtari i kësaj familje, Gani Grubi talentin për këngën e bukur popullore e vazhdoi dhe dëshmoi në këtë qytet.
Këngëtar dhe zanatçi i lindur ne Gjakove, si njëvjeçar familja Grubi shpërngulet ne kryeqendrën e vilajetit të Kosovës-Shkupi.
Qysh me moshën e tij te vogël ai fillon të merret me dy zanate, atë të rrobaqepësisë dhe këngës së vjetër ashikishte të Gjakovës, Shkodrës dhe Elbasanit.
Mbas mbarimit te luftës se dyte botëror është njeri nder iniciatorët e formimit te shoqërisë kulturo artistike në Shkup “Emin Duraku”, kjo është fryma e re e rilindjes te kultures dhe patriotizmin te shqiptareve në Jugosllavinë e atëhershme.
Ne kalldermat e vjetër 500 vjeçare te çarshisë te Shkupit ,Gani Grubi nëpërmjet gjilpërëz duke qepur ai mban edhe atmosferën me këngën dhe zërin tërheqës me këngë të vjetër popullore.
Gani Grubi është edhe këngëtari i parë ku kënga shqipe u dëgjua nëpërmjet valëve te Radio Shkupit në formimin e saj. Ai ka incizuar mbi 100 këngë në radio Shkupin kur atëherë ai tregonte se interpretimi bëhej live-drejtpërdrejt në radio sëbashku me orkestrën popullore.
Gani Grubi patriotizmin e tij e tregoj me mbajtjen gjallë të këngës shqiptare në trojet shqiptare duke kënduar në shumë manifestime-koncerte në Jugosllavinë e atëhershme dhe jashtë saj në Evropë (Paris-Dizhon, Poloni, Gjermani, Itali etj)
Fitorja me e madhe e tij dhe bashkëshortes Fatushi ishte të edukojnë fëmijët për tu bërë profesionist dhe artist te muzikës artistike , siç është solisti në violë prof.Blerim Grubi , djalin tjetër Kujtimin dhe vajza , prof. Shpresa Grubi-Ajdini profesoreshë e muzikës ne gjimnazin e Shkupit “Zef Lush Marku”. Poashtu rrugën e vazhdojnë edhe nipat dhe mbesat e tij.
Gani Grubi ka bashkëvepruar me emra të njohur të muzikës popullore : Qamili i Vogel, Ismet Peja, Mazllom Myezini, trio Zajazi etj. … ( më gjërësisht në Revisten online Gjakovapress nr. 148)