Sunday, December 29, 2024
Aktuale

Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

Një nga projektet më madhore të komunës së Gjakovës është Impianti i ujërave të ndotura që po ndërtohet në zonën Zidi i Sadik Agës.  KRU Gjakova ka njoftuar sot se punimet po vazhdojnë me ritme të shpejtuara. “KRU “Gjakova” me bashkëpunëtorët e saj është duke bërë përpjekje maksimale në finalizimin e projektit për ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Ndotura, i cili mundëson mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjakovës. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe ujërave nëntokësorë duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova..

Kostoja totale e punëve, furnizimeve dhe konsulencës kap shifrën rreth 17 milionë euro. Financimi është bërë përmes një granti prej 8 milionë euro nga Zvicra dhe një granti 6 milionë euro nga qeveria gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ndërsa pjesa tjetër është plotësuar nga buxheti i Kosovës. Ky projekt do të ndikojë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Gjakovës si një zonë me vlera të larta natyrore, e cila me një menaxhim efikas të ujërave të ndotura do të bëhet shumë më atraktive për investime në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e turizmit si një qytet me traditë të vjetër qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *