Kujdes vapa!
Po kalojmë ditë me temperatura shumë të larta. Në mesditë rrugëve e shesheve të Gjakovës ka pasur numër të reduktuar të kalimtarëve. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mot të nxehtë dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius, ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rekomandon qytetarët që t’i shmangen ekspozimit të diellit nga ora 10:00 deri ne oren 17:00, sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës dhe me diabet.
IKSHPK po ashtu thekson se është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës.