Nuk ka duhan në objekte hoteljere, as në dasma
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Policisë së Kosovës dhe të Inspektoriatit komunal, kanë organizuar takim me pronarët e objekteve hoteliere, lidhur me rregullat që duhet përmbajtur gjatë organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare. Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, i Shpetim Rezniqi ka njoftuar pronarët e lokaleve hotelier me vendimin e marrë të qeverisë lokale për orarin e zgjatur.
“ Është marrë vendim nga Qeveria lokale që orari i ahengjeve familjareve dhe dasmave organizuar në objektet hoteliere do të gjatë deri në orën 12.00 të mbrëmjes, ndërsa për lëvizjen e këtij orari për dy orëm , pronarët e objekteve hoteliere janë të detyruar të paguajnë për çdo orë nga 30 euro. Ndërkohë ai ka shtuar se paraprakisht pronaret e objekteve hotelier duhet të marrin lejen për zgjatjen e orarit. Në këtë takim është biseduar edhe për zbatimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në objektet hotelier.“
Edhe në dasma dhe ahengje familjare në objektet hotelier është i ndaluar prija e duhanit, dhe nëse lejohet pirja e duhanit pronarët e objekteve janë përgjegjës dhe njëkohësisht edhe organizatori i dasmës dhe ahengjeve, ka njohtuar zyra per informim.