Në numrin më të ri të revistës Gjakovapress: A po e shkatërrojmë mjedisin?
Shkruan: Prof. Myftar Shala
Të shkruarit e këtij artikulli mori shkas nga në shëtitje në parkun qendror të qytetit të Gjakovës, në zemrën e këtij qyteti i cili sapo është ngritur dhe janë duke u bërë retushimet e fundit, dhe ditë pas dite po merr pamjen e një Parku madhështor – i sistemuar mirë, i planifikuar dhe rregulluar me shije tërheqëse.
Ditë dimri. Ditë e bukur dhe me diell. Të ftohtit dimëror vinte nga verilindja. Ashtu të mbështjellë e të mbërthyer me rroba dimri vazhdonim shëtitjen dhe soditjen e mjedisit për rreth. Nuk mungonin edhe të tjerë shëtitës si ne.
Është menduar nga autoritet e pushtetit lokal, me shumë të drejtë, që qytetarët e këtij qyteti si: prindër, fëmijë, nxënës, mësimdhënës , pleq e të rinj, orët e lira t i kalojnë në parkun e këtij qyteti, duke u relaksuar e duke llafosur për hallet e përditshmërinë stresuese, duke u larguar nga ambientet e mbyllura. Po ashtu duke u larguar sadopak nga kjo pandemi kovidiane e cila na t” huajësoi, na egërsoi , na ligësoj, e çfarë është më keq na zvetënoi edhe atë pak dashuri mes miqsh e shokësh që ruanim e përcillnim ndaj njëri tjetrit deri dje duke aplikuar masat shtrënguese të izolimit.
Të gjithë qytetarët e pritën me kërshëri ngritjen edhe ndërtimin e këtij parku-shëtitoreje, jo vetëm për banorët e shumëkatësheve për rreth parkut e në afërsi, por edhe për tërë qytetin tonë të dashur- Gjakovën.
Nuk munguan donatorët e jashtëm duke shprehur gatishmërinë e tyre, për këtë projekt madhështor si dhe projektuesit e realizuesit e këtij projekti madhështor të cilin do ta kenë lakmi edhe qendrat tjera të mëdha të Kosovës si: Prishtina, Peja, Prizreni e qendra tjera , aq më tepër kur ky park është në zemrën e qytetit dhe do jenë shtesë për mushkëritë e tij.
Zbatimi dhe realizimi i këtij projekti sigurisht kërkon kohë, mund e pasion, punë të palodhur dhe gjithsesi kujdes të shtuar për punët e përfunduara për të mos u kthyer në fillim të ndonjë pune.
Në këtë park madhështor, i cili po rritet sikurse fëmijët nën për kujdesin e prindërve, duhej gëzuar e kontribuar secili nga ne.
Vërtet duhet kohë për formësimin e tij të plotë, por aktiviteti dhe puna e deritanishme dhe hapat e ndërmarrë janë në funksion të këtij formësimi dhe në këtë funksion të tij.
Iu gëzuam këtij parku madhështor edhe nga fakti , se ky truall madhështor në qendër të qytetit, ishte i lakmuar nga kapitalistët e rinj e lakmitar për fitime të tyre për të bërë ndërtime të grada qiejve e kështu për të betonizuar edhe këtë pjesë të qytetit. Për fatin tonë të mirë, në këto kohë, kishte forca mendje ndritur të cilat nuk lejuan që kjo qendër e qytetit e lakmuar, të kalojë në dorë të një apo më shumë operatorësh, por mbeti mjedis publik për tërë qytetin .
Dinamika punimeve në këtë park, vazhdon të jetë e ngadaltë e shpesh herë edhe me lëshime të cilat mund të ishin evituar me kohë gjatë punimeve ose disa nga punimet e filluara nuk janë realizuar deri në fund.
Në rend të parë nuk e di arsyet e mos realizimit të punimeve në rrafshimin e plotë të fushave ku janë mbjellë fidanët e shumta drunore.
Këmbësoret e shtruara me kubik ose pllaka më të mëdha, janë rregulluar për bukuri dhe duken si rreze të cilat shkojnë nga qendra , ku është vendosur Plator e rregulluar për ndonjë shfaqje, organizim koncertal në natyrë për nxënësit e shkollave ose edhe për publikun e gjerë.
Për rreth këtyre këmbësoreve kanë mbetur shumë inerte të pa larguara si edhe në fusha fidanesh të mbjella. Ndërsa në vet këmbësoret, nga lëvizje makinash të rastit e kohë pas kohe janë dëmtuar në masë të konsiderueshme pllakat.
Në fillim të këtij parku ,ose në afërsi të Bibliotekës së qytetit , parkohen shumë makina, nga të cilat disa përfundojnë edhe në gjelbërimin e parkut duke e dëmtuar atë!
Bukuria e këtij parku duket edhe nga speciet drunore dekorative të mbjella në masë të madhe si akacie, plep i bardhë, shelgu, bredhi e shumë specie tjera të cilat kanë zënë rrënjë dhe kanë filluar të rritën. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se formësimi i plotë i një parku të gjelbëruar i duhen rreth 40 deri në 50 vite.
Në disa nga këto parcela fidanesh nga vëzhgimet tona vërehet se shumë nga ato janë tharë dhe nuk janë zëvendësuar me të reja…. (teksti i plotë në Gjakovapress Nr. 158 online)