Tuesday, November 5, 2024
Gjakova Presss

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner

Ish futbollisti dhe trajneri gjakovar Arsim Gojani, tash 47 vjeçar,  ka ndërtuar një rrugë të suksesshme futbolli. I rritur në një familje me traditë për futbollin ai ka nisë me sportin më të popullarizuar,  që në fëmijëri duke qenë pjesë e skuadrës së pionierëve, juniorëve dhe asaj të seniorëve, duke qenë pjesë e skuadrave kosovare dhe atyre ndërkombëtare,  për të vazhduar si trajner dhe drejtues i shkollave të futbollit. Qëllimi kryesor i Arsimit është që ta ngris sa më lartë cilësinë e lojës së futbollit. Ai ka në plan që edhe në Kosovë ta aplikoi projektin e ri që ka të bëjë me  aftësimin e futbollistëve për Futbollin kinetik. “Në mënyrë gjenerale parashikimi i situatës, vëmendja, kreativiteti, shpejtësia e veprimit dhe inteligjenca e lojës janë më se të domosdoshme për të qenë një futbollist i kompletuar në futbollin e sotëm dhe futbollin e së ardhmes. Vetëm një numër i vogël i futbollistëve janë në gjendje që situatat komplekse të lojës, t’i zgjidhin shpejtë dhe mirë. Për këtë arsye, kërkesat bëhen gjithnjë e më të mëdha për një futbollist që ka shpejtësinë e lartë të veprimit dhe aftësitë e lojës”, ka thënë Arsim Gojani në intervistën për Gjakovapress……  (Më gjerësisht në nr. 159 Gjakovapress, online)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *