Friday, December 27, 2024
AktualeLajme

GRUPI KOSOVAR – ITALIAN PËR KALIMIN E AEROPORTIT TË GJAKOVËS TEK QEVERIA E KOSOVËS

Është mbajtur takimi i parë i grupit Kosovar – Italian për kalimin e aeroportit A.M.I.K të Gjakovës tek autoritet e Qeverisë së Kosovës, ku u diskutuan një mori çështjes rreth koordinimit të aeroportit, i cili deri në fund të këtij viti parashihet të përmbyllen të gjitha procedurat për kalimin e Aeroportit nën kompentencat e Qeverisë së Kosovës,ka njoftuar të merkuren pasdite, zyra per informim e MTI_së.

Nën udhëheqjen e përfaqësueses të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të grupit qeveritar të formuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës (Nr. 05/120) me datë 25 mars të vitit 2013: Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme,  Ministria e Administratës Publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave, Autoriteti i Aviacioni Civil, Ministria e Drejtësisë si dhe Ambasada Italiane në Prishtinë. Pjesë e takimin ishin Gjenerali, dhe Komandanti i Task Forcës Ajrore në Gjakovë, përfaqësues të Komandës Operative të Zyrës Interforce (COI) dhe të Komandes logjistike të Aviacjonit Ushtarak.

Në këtë mbledhje të gjitha  palët u dakorduan për hapat e radhës, ku të gjitha palët e përfshiera në proces do të konsultohen për funksionimin e aeroportit, përkatësisht kalimin e përgjegjesisë dhe kompetencave për udhëheqjen e aeroportit tek autoritet Kosovare.

Mbledhja plenare u përmbyll me një vizitë  në lokacionin e aeroportin AMIKO dhe mjeteve speciale në dispozicion për udhëheqjen e të gjitha funksioneve të aeroportit, ndërsa takimi i radhës do të mbahet në fund të muajit korrik.