Liburni e fiton superderbin e futsallit, në Drenas mposht Liqenin
Të shtunën vonë, FC Liburni e ka mbyllur superderbin e superligës së futsallit të Kosovës me fitore bindëse 2 me 5 ndaj FC Liqeni.
Me një lojë të shkëlqyeshme, Liburni arriti ti marrë pikët e plota ndaj një skuadre cilësore me të cilën e kishte humbur gjysmëfinalen.
Kjo fitore do të jetë nxitëse për të mos e lëshuar poziten e pare deri në fundë dhe për të dëshmuar edhe një here synimin për titull kampioni.