Të dielën garat e kërcimeve nga Ujëvara e Mirushës
Ujëvara e Mirushës, një nga bukuritë e rralla natyrore të vendit tonë nesër do të pres kërcyesit nga lartësitë, të cilët si dallëndyshe të vërteta do t ia shtojnë akoma më tepër bukurinë dhe do të ofrojnë çaste të këndshme për vizitoret.
Në fakt, Klubi i sporteve në ujë, Kërcyesit e Urës, Bridge Divers, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, të Malishevës dhe Federatën e Notit, të dielën do të organizojnë garat e kërcimeve nga Ujëvara e Mirushës në stilin dallëndyshe. Këto janë gara që i paraprijnë kërcimeve tradicionale në ujë nga Ura e Fshenjtë e që do të mbahen me 24 Korrik.
Klubi Bridge Divers ka ftuar të gjithë të rinjtë e interesuar për këtë sport atraktiv që të lajmërohen në klubi apo në tel Nr. 044-434-121.