Tuesday, November 5, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi drejtë kompletimit për një skuadër surprizë!

Skuadra e basketbollit Vëllaznimi është kompletuar sa i takon lojtarëve të huaj për edicionin e rid he prutet të jetë surpriza e elites së basketbollit kosovar. Jordan Harris është përforcimi i pestë dhe i fundit për Vëllaznimin, ekip që këtë sezon është kthyer në Superligë. Ekipi nga Gjakova e ka prezantuar Harrisin dje pasdite. Fundori së fundmi ka luajtur në kolegjin “Grand Valley” në SHBA dhe ka pasur një mesatare prej 10.7 pikëve, 2.3 kërcimeve e 4.1 asistimeve për ndeshje. Para Harrisit, KB Vëllaznimi është forcuar edhe me Jordan Notch, Damonte Dodd, Will Broën e Preston Knoëles. Në krye të ekipit nga Gjakova është  trajneri nga Kroacia, Franko Sterle I cili tash e dhjetë ditë ka nisur përgatitjet në pallatin e Sporteve Shani Nushi.

Sa i takon basketbollistëve vendor KB Vëllaznimi tashmë ka nënshkruar me Don Polloshken, Shendrit Llapin, Burim Zekiqin dhe Arber Sinanin, kurse basketbollistët gjakovar Atik Koshi e Rron Dahsyla kanë vazhduar rrugëtimin e tyre me ekipin “kuq e zi”.

Kur jemi tek basketbolli sot, Kryetari Ardian Gjini është dekoruar me mirënjohje nga përfaqësues të KB Vëllaznimi, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në vazhdimësi për këtë klub. Kryetari Gjini u shpreh falenderues dhe i uroi për arritjen e inkuadrimit në Superligë. Poashtu, ai premtoi se do të ju ofrojë mbështetje edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *