Friday, December 27, 2024
Gjakova Presss

ALKENTI portret nga Kosova në nderim të mbretëreshës

Artisti gjakovar, Alkent Pozhegu edhe  ditëve të fundit   ka bërë bujë  në mediat ndërkombetare me portretet e punuar nga farërat. Ai këto ditë ka punuar portretet e Shën Terezës me rastin e përvjetorit të shenjetërimit  si dhe të këngëtarës me famë botërore Rita Ora gjatë koncerit që ka mbajtur në Tiranë. Së fundi ai ka portretizuar edhe mbretrëshën, Elizabet e cila vdiq ditë më parë. Edhe ky portet ka marrë vemendjen e mediave më të madha ndërkombëtare që kanë pasqyruar kretativitetin e artistit Pozhegu. Alkent Pozhegu e ka realizuar portretin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë në nderim të personalitetit të saj në botë dhe në Kosovë. Pozhegu për të krijuar portretin e Mbretëreshës, ka përdorur grurin për flokët e thinjura, misrin për fytyrën dhe fasulet për sytë e saj, ndërkaq farat tjera i ka përdorur për flamurin britanik.

Pozhegu, 46-vjeçar, është përqendruar në artin e tij, të trashëguar nga familja, duke krijuar portrete me oriz, fasule, grurë dhe fara luledielli.

Ai ka tri rekorde të regjistruara Guinness, në vitin 2014 me portretet e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, në vitin 2017 me këngëtaren britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe në vitin 2019 me portretin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kësaj here ai e vendosi jo vetëm artin, por edhe emocionet e veta në portretin e Mbretëreshës.

….  Teksti i plotë në revisten Gjakovapress 165

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *