Friday, August 30, 2024
Gjakova Presss

Në Gjakovapress Nr. 166 online, Intervista: Dr. Sci. Med. Artan Ahmeti : NË SHËRBIM TË PACIENTËVE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME

Shpeshherë në faqet e revistës Gjakovapress kemi prezantuar kuadro të Zot, nga komuna e Gjakovës në fusha të ndryshme të jetës e punës që me arritjet e tyre kanë tejkaluar edhe sukseset ndërkombëtare. Në fushën e mjekësisë i tillë është dr. Artan Ahmeti. Internist dhe kardiolog plotësisht në shërbim të pacientëve. Profesionalisht i arrirë, fjalëpak, i përkushtuar dhe mbi të gjitha një bashkëpunues me pacientet dhe gjithmonë i përkushtuar me hallet e tyre, dr. Artani kryen çdo ditë misionin e tij, punën  fisnike për të shpëtuar e ndihmuar ata që vuajnë. Këtë radhë u përcaktuam të flasim vetëm për zemrën, bazuar në faktin se ajo i jep fuqi gjithë trupit. Zemra na lejon të dashurojmë, të qeshim dhe të jetojmë  të plotë jetën tonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesemi për të. Nëse nuk e bëjmë  këtë, ne  e vendosim veten  në rrezik për sëmundjet kardiovaskulare (SKV) ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru (stroke). Këto sëmundje  janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Çrregullimet e zemrës çojnë në sëmundje kardiovaskulare dhe përmenden si shkaku i parë i vlerësuar i vdekjeve në mbarë botën. Internisti dhe kardiologu Artan Ahmeti, shef i Njësisë Koronare në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka thënë se , shqetësuese është numri në rritje i të rinjve me komplikime kardiovaskulare. Në këtë klinikë kryhen rreth 15 raste në ditë, pritja për këtë intervenim invaziv është mjaftë e madhe, gjë e cila ka shtyer stafin udhëheqës të klinikës të vendos për rifreskimin  e listës së pritjes, për të verifikuar numrin e saktë të pacientëve në pritje, nisur nga fakti se në listë për intervenim, aktualisht ndodhën 1.500 persona.

Për lexuesit e Gjakovapress bëmë një bisedë me dr. Artanin…

Lexoni në Gjakovapress.info nr 166 online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *