Saturday, August 31, 2024
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: Nga aktiviteti i Këshillimores ABSM Bazel-Gjakovë

Me rastin e 25 vjetorit te themelimit te Këshillimores “ABSM” dhe Lidhjes Shqiptare në Botë u mbajt Konferencë Shkencore në Kryeqytetin e Zvicrës Bern.
Në këtë konferencë morën pjese një numër i madh studiuesish dhe veprimtarësh të shquar nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora. Krerët e LSHB dhe ABSM, Nazmi Jakurti dhe Skender Nikoliqi, kanë hapur punimet e konferencës duke prezantuar qëllimet që i kanë vënë asaj.
Skender Nikoliqi, kryetari i Këshillimores ABSM, në fjalimin e tij kujtoi se krijimi i ABS-së në vitin 1997, ishte bërë nevojë urgjente edhe nga masivizimi i luftës për liri dhe pavarësi së Kosovës si dhe i ardhjeve të azilkërkuesve nga Kosovë duke shtuar faktin se shumica e azilkërkuesve ishin mosha të reja dhe shtonte, sipas tij, nevojën për arsimim.
Nikoliqi tha se këto do t’u shërbenin si gjatë periudhës së qëndrimit në Zvicër si azilkërkues, ashtu edhe nëse mbeteshin në këtë vend, për t’u integruar si emigrantë të ligjshëm dhe të aftë për të përballuar kërkesat dhe nivelin e lartë të tregut të punës dhe të jetesës në Zvicër si dhe nëse ktheheshin në Kosovën e lirë e të pavarur, pas përfundimit të pushtimit serb.“ABS-ja në fazën e krijimit ishte konceptuar si qendër e edukimit profesional, qytetar, shëndetësor dhe e argëtimit kulturor-sportiv të azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, nga trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Pra, ajo synoi qysh nga krijimi dhe arriti të bëhet një qendër mbarëshqiptare” – tha ai. Ai shtoi se pas vitit 2000 me rënien e numrit të azilkërkuesve /emigrantëve nga Kosova, Shqipëria dhe trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, ABS-ja hapi dyert dhe pranoi në kurset e saj edhe emigrant nga vende dhe popuj të tjerë, si nga Afrika, Azia, Amerika Latine etj.
“ABS realizoi kurse dhe zhvilloi leksione e biseda-debat edhe për zgjerimin e njohurive të azilkërkuesve për liritë dhe të drejtat e njeriut; për integrimin sa më të shpejtë të emigrantëve në shoqërinë zvicerane nëpërmjet kurseve intensive për mësimin e gjuhës gjermane si dhe të rregullave të jetesës dhe sjelljes së kulturuar; për rreziqet e racizmit ndaj paqes dhe harmonisë fetare dhe mes popujve si dhe për domosdoshmërinë e luftës kundër tij; për rreziqet e drogës, SID-ës, kriminalitetit e tj” – u shpreh Nikoliqi.
“Qendra e ABS-së ka përkrahur/ndihmuar shumë Shkolla dhe Spitale të Kosovës me infrastrukturë. Prej rreth 22 vjetësh ka përgatitur mijëra punëtorë të kualifikuar në Regjionin e Gjakovës dhe qytetet të tjera të Kosovës si dhe ka përkrahur Shkollat profesionale me kabinete pune për Elektrik, Mekanik, Informatik, Energji solare etj” – shtoi ai.

Shkrimi i plotë në 3 faqe(6, 7 dhe 8) në Gjakovapress nr. 167 online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *