Sunday, September 1, 2024
Lajme

Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

 

Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që situata me vërshimet e lumenjve  në komunën e Gjakovës të vështirësohet posaçërisht gjatë orëve të pasdites së djeshme. Besim Meqa , Udhëheqësi i Departamentit të Emergjencave në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Gjakovës, i ka thënë Radio Gjakovës se në disa pjesë,  lumenjtë, Ereniku, Krena dhe Drini kanë dalë nga shtrati. Ndërkaq lumi Llukac ka qenë në pikat kritike. Lumi Ereniku ka vërshuar shumë ara bujqësore gjatë rrjedhës skaj fshatrave të Rekës së keqe deri në Ponoshec. Drini ka përmbytur sipërfaqe të tjera në zonën e Rogoves së Hasit ku janë dëmtuar edhe disa objekte hoteliere. Lumi Krena ka rrezikuar seriozisht banorët e rruges  Ahmet Korenica.

Përkundër dëmeve që janë shkaktuar në disa zona kryesisht nëpër fshatra të komunës së Gjakovës, Meqa ka thënë se në qytet ka pasur më pak kërkesa të banorëve për ndihmë krahasuar me raste tjera. Ai ka thënë se sot(e premte) situata tregohet më stabile, ndërsa zjarrfikësit gjakovar mbrëmë kanë shkuar në ndihmë edhe banorëve të Klinës që kanë pasur mjaftë vështirësi me vërshimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *