Tinguj të këndshëm nga Terék József
Instrumentisti i njohur hungarez me famë botërore, Terék József , një interpretues i shquar me një instrument karakteristik muzikor dhe një muzikant i njohur i skenës së artit popullor hungarez, të enjten në mbrëmje, mbajti koncert në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Ai interpretojë vepra të ndryshme nën shoqërimin e mësimdhënësve të shkollës së muzikës Arbresha Shehu, Alzan Gashi si dhe nxënësit Vesa Xharra, Genta Zorra dhe Fehmi Shala. Vlerat e larta interpretative të artistit hungarez me tingujt karakteristik të instrumentit tarabado, që me tingujt e prodhuar është mes klarinetes dhe saksofonit, u mirëpritën nga artdashësit gjakovarë.
Ky koncert u organizua nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovë dhe Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. Ishin të pranishëm ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze i cili tha se me Gjakovën ka një bashkëpunim të shëklqyer kulturor, ndërsa nënkryetari komunës Flamur Fetahu falënderoi ambasadorin dhe shtetin Hungarez për këtë bashkëpunim, që për një periudhë të shkurtër solli në Gjakovë tri aktivitete të rëndësishme kulturore.