Saturday, December 28, 2024
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: PO KËTHEHET NAMI I GJAKOVËS NË ARRITJET E REJA NË GARAT E FIZIKËS

Organizimi i  garave për dije nëpër shkollat tona padyshim se ndikon në përmirësimin dhe zhvillimin e  cilësisë në arsim, pastaj në  identifikimin e talenteve të ri, nxerrjen  në pahë të shkathtësive të tyre, kompetencave të arritura në shkencat natyrore-shoqërore dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional. Kjo është dëshmuar edhe në Gjimnazin Hajdar Dushi, ku me sukses  çdo vit mësimor organizohen gara të ndryshme të dijes në lëndë të ndryshme mësimore. Për suksese prijnë ata të aktivit profesional të lëndës së Fizikës.

Dy nga nxënësit e këtij gjimnazi,  që në saje të punës përkushtuese,  po arrijnë suksese në gara të ndryshme janë Altin Thaqi që ka ecur një hap më përpara, duke bërë zgjidhjen e detyrëve në gara të ndryshme në nivel komune e vendi, ka aplikuar metoda të tija origjinale. Ai garat për dije i konsideroj shumë të rëndësishme. Edhe gjimnazistja Eldona Rama e shquar për suksese në gara të fizikës, ka thënë se ka një pasion të veçantë për këtë lëndë.

Fizikantët e rinj gjakovarë në garat e sivjetme shtetërore kanë arritur rezultat të mira. Në Gjimnazin Hajdar Dushi po vazhdon tradita e nxjerrjes në pahë të talenteve të kësaj lënde mësimore. Profesoresha Rilinda Doli, që e drejton Aktivin profesional të fiziklës në këtë shkollë,  shprehet e lumtur me arritjet e nxënësve. Ajo për revistën Gjakovapress ka radhitur aktivitetet dhe rezultatet që janë shënuar…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *