HUMOR: Rreth e rrotull Gjakovës nga 17 deri më 22 Prill!
E hënë 17 Prill
Përpara ka pas lezet dita e hënë, dita e pazarit në Gjakovë. Dreka e ditës ishte pasuli pa mish, pastaj në tregun e gjelbër me pak pare mbushej shporta me pemë e perime, ndërsa buzëqeshja në shtëpi ishte prezente. Sot, jo vetëm që e kemi harruar buzëqeshjen, por na janë bërë të gjitha ditët e javës, ditë pazari!!!
E martë 18 Prill
Lajmi për Liberalizimin e vizave për Kosovarët sot morri dhenë. Disa u gëzuan shumë e disa në diasporë i ndërruan numrat e telefonit!!!
E merkurë 19 Prill
Shoqata e Transportit rrugor, ka kërkuar sot që çmimet e biletave për transportin ndërurban të ngritën për 25 % për faktin se janë rritur shpenzimet, duke përmendur edhe çmimet e larta të pjesëve të autobusëve. Naftëtarët po e thonë të kundërtën sepse sipas tyre ka rënë çmimi i naftës. Derisa ata të merren vesh, ne po shkojmë me 5 euro në Prishtinë!
E enjte 20 Prill
Sot kemi vendosur që të mos flasim për semaforët e Gjakovës. Po thonë se sa më shumë që po i përmendim, ata po e rrisin mendjen, dhe po prishen përditë e më shumë!!!
E premte 21 Prill
Sot ishte dita e Bajramit të madh. Sot krejt Gjakoves i vinte era qepë. Kësaj here aroma e qepëve ishte më e rëndë për shkak të çmimit të lartë. Peshonte 1.5 euro kilogrami, kuptohet pa mish!!!
E shtune 22 Prill
Në krejt botën ulëset në parqe vendosen me fytyrë kah fontanat. Te ne ka ndodhë e kundërta. Ulëset janë me shpinë kah Fontana. Si duket kjo u bë që pushuesit që ulen në ulëset e reja, të mos e shohin fontanën që nuk funksionon! (Z.V)