Në këtë numër të Gjakovapress 172 : PSE KARDIOLOGËT UDHËZOJNË TË BËHET ERGOMETRIA?
Fillimisht të sqarojmë se ergometria është një ekzaminim i zemrës që realizohet gjatë sforcimit fizik, pra duke pedaluar në një biçikletë statike që quhet ergometër e njëkohësisht duke e regjistruar edhe punën e zemrës.
Zakonisht mjekët përdorin metodën e ergometrisë për të parë punën e zemrës dhe kontrolluar çrregullimet e qarkullimit të gjakut në muskujt e zemrës.
Këto ç’rregullime mund të ndodhin për shkak të ngushtimit të arterieve koronare të cilat zakonisht nuk paraqesin telashe kur pacienti është në qetësi.
Ky lloj ekzaminimi kryhet nën përcjelljet e stafit mjekësor të udhëzuar gjithmonë nga mjeku specialist i zëmundjeve të zemrës.
Në spitalin ‘’Fati Im’’, ju mirëpret mjekja e dëshmuar në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, Dr.Aurora Bakalli.